Xum Allushi, një prej komedianëve më të njohur në Shqipëri, i cili me videot e tij humoristike pushton rrjetin e fiton zemrat e të madhi e të vogli, kohët e fundit është komentuar shumë në mediat rozë për rënien drastike në peshë. 140 kg në fillimet e karrierës së tij, që me disiplinë për një kohë të gjatë, u ulën në 84 kg peshë trupore, sot me një ndryshim fantastik në fizikun e tij.

Përpos të qenit humorist, ai e ka kthyer profilin në Instagram në një mentor personal për ndjekësit e tij. Çdo ditë ai poston në rrjetet sociale video motivuese për miqtë virtualë dhe u jep atyre këshilla se si me punë dhe vendosmëri çdokush mund të arrijë atë çfarë ai ka arritur.

Rrugën e tij të gjatë e të vështirë, Xumi shkruan se e ka shpjeguar publikisht disa vite më parë në profilin e tij procedurën e Lipoaspiracionit dhe rregullimit estetik të lëkurës së tepërt. Ai deklaron se nuk ka përdorur metodën popullore të balonit gastrik, e aplikuar në masë sot nga kolegë, apo ministra e politikanë të njohur të vendit.

Më konkretisht, ai ka shkruar:

Pyetja më e madhe që më bejnë njerzit: MOS KE RËNË GJË NGA BALONI GASTRIK? XUM KE BO BALON? Jo nuk e kam kryer kyrrë procedurën e Balonit Gastrik. Unë kam dalë publikisht çfarë kam bërë para 3 vitesh.Është bo tashmë diçka e lodhshme të më pyesin. Para 3 vitesh as e maj mend ku kam qenë. Di vetëm të ju them që, mos besoni portalet se çfarë shkruajnë sepse për 2 klikime më shumë kthehen nga ana tjetër! ZOTI JU RUJT, JU DU!
Xumi ka reaguar me anë të këtij postimi duke i qartësuar edhe njëherë të gjithë. Njerëzit që e njohin dhe të gjithë ata që e ndjekin e dinë se arsyeja e rënies së tij në peshë është përkushtimi i tij i palodhshëm për kryerjen e ushtrimeve fizike. Përsveç kësaj, ai tashmë është kthyer në një motivim dhe frymëzim për të gjithë personat që vuajnë nga mbipesha.