Është shkërrmoqur në pak kohë propaganda e Edi Ramës, i cili aeroportin e Kukësit e ka kthyer si një arritje të mbinatyrshme në tetë vite qeverisje. Rama prej kohësh njoftonte se në aeroportin e Kukësit, avioni i parë që do të ulet do të jetë me kuksianë që votojnë PD, e kjo pritet që të ndodhë ditën e sotme. Mirëpo, duket se gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç po e prisnin të gjithë.

BW raporton se avioni i nisur nga Londra do të ulet në Rinas e më pas që aty do të niset për në Kukës. Kjo ndodh, pasi ende nuk ka një linjë direkt nga Londra për në Kukës dhe madje as me ndonjë shtet tjetër. Kjo shihet edhe nga itinerari i avionit.