Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Freestyle “Make a pose” është bërë mjaft vírale në rrjet duke thýer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi publikoi në Instagram videon e një modeleje ruse e cila argëtohet me këtë këngë të tij dhe e fton Don Xhonin në Rusi, duke iu drejtuar me përkëdheli “bebi” reperit shqiptar

Po ashtu ai rrémbeu dhe vëmendjen e futbollistit të madh brazilian, Douglas Costa.

Ky i fundit publikoi një video teksa e ndjék nga televizioni Don Xhonin duke performuar “Make a pose”.

Para pak çastesh reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se së fundmi reperi publikoi projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”.

Muzika është realízuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music.

Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realízuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.

Ky projekt është prítur me padurim nga fansat dhe është pëlqyer shumë, aq sa ka thýer rekorde tre ditë pas publikimit.

Siç tregon edhe vetë i lumtur Don Xhoni, në tre ditë kënga e tij ka arritur 2 milion klikime në Youtube.

“S’po ec diçka hiç. Gëzuar për dy milion në tre ditë”- ka shkruar ai