Ditën e sotme Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në program.

Si fillim ishte Mevlani ai që i tha Ledjanës në takim se do jetë vetëm tek ajo këtej e tutje.

Të njëjtën gjë pohoi edhe brunia bukuroshe në studio dhe më pas u ngrit dhe i dhuroi një puthje në faqe Mevlanit.

Pas kësaj ngjarje nuk mungoi as reagimi i Eri Agës, ish-konkurrentit të “Për’puthen”, që kishte zhviilluar një takim me Ledjanën në emision.

I ftuar pak ditë më parë në emisionin “Express Rozë”, Eri tha se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar.

Gjithashtu ai shtoi se për 2 javë Ledjana dhe Mevlani do dalin çift, sepse i pëlqen publiku.

Pasi Mevlani dhe Ledjana u deklaruan për njëri-tjetrin, Eri ka bërë një postim në Instagram.

“Ju thashë para 2 javësh

Prisni gjërat e tjera tani se do dalin të gjitha siç ju thashë se nuk ka shans kush të ta.llet me publikun”, shkruan ish-konkurrenti.

Ai ka publikuar edhe disa komente të njerëzve që kanë rikujtuar deklaratën e tij në emision.

Ndërkohë Mevlani dhe Ledjana nuk kanë reaguar në rrjete sociale pas programit.