Pol icia kufitare e Texasit, zbuloi mbrëmjen e djeshme 20 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në SHBA, duke u futur nën rimorkion e një kamioni.
Mes 20 emigrantëve ishin edhe dy të mitur.
Shefi i Patrullës, Austin Skero ndau imazhet e përpjekjes ko ntrab andë, që tregonte 18 të rritur dhe dy fëmijë të shtrirë njëri mbi tjetrin nën rimorkio.
Skero konfirmoi se moshat e fëmijëve janë 10 dhe 15 vjeç.
Megjithatë, ende është e paqartë nëse ata po udhëtonin vetëm, me prindërit e tyre apo me të afërmit e tjerë.
Mësohet se dy ditë më parë Kamala Harris, nënpresidentja, kishte njoftuar se do të vizitonte Meksikën dhe Guetemalën lidhur me çështjen e emigrantëve.