Po qarkullon sot një video në rrjete sociale, ku konkurrentja e “Përputhen”, Antonela filmohet duke hipur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.

Video është publikuar nga faqja “Përputhen Demaskimet” dhe kaq është dashur që të nisin aludimet.

Nuk përjashtohet mundësia që Antonela e Fationi të jenë vetëm shokë, por deri tani asnjë prej tyre s’ka reaguar për videon.

Kujtojmë që Antonela aktualisht ka shprehur pëlqimin për Atdheun e madje kanë realizuar një takim së bashku.