Aktori shumë i njohur turk, Burak Ozcivit, i cili aktualisht luan rolin në serialin “Osmani” ka festuar ditëlindjen e dytë të djalit të tij, Karan. Burak dhe bashkëshortja e tij, Fahriye organizuan një super festë për vogëlushin e tyre, ku të ftuar kishin vetëm familjarët.
Festa u organizua në oborrin e vilës së tyre, i cili u zbukurua me tollumbaca plot me ngjyra, numrin 2 dhe emrin e vogëlushit.
Çifti kishte zgjedhur një tortë me kafshë për Karanin, i cili dukej shumë i lumtur nga surpriza.
“Qofsh i shëndetshëm dhe në paqe”, ishte urimi që Burak i bëri të birit.