Këngëtarja Genta Ismajli sot feston ditëlindjen e 37 dhe duhet ta pranojmë që nuk duket aspak në këtë moshë.
Ajo është e mirënjohur për këngët e saj, që prej 18 vitesh.
Ndërkohë,këngëtarja kosovare tashmë është në një stad tjetër në jetë, pranë një personi që e do dhe duke bërë plane për një martesë.
Biznesmeni turk sigurisht që nuk e ka lënë pa një urim publik të dashurën e tij. Ai shkruan shqip “Të dua shumë”, pasuar me disa fjalë turqisht dhe anglisht.
Genta Ismajli mbush sot 37 vjeçe, merr urimin romantik nga partneri i saj.
“Uroj të jesh e lumtur, e shëndetshme. Uroj që të të realizohen të gjithë ëndrrat.
Shpirt, gëzuar ditëlindjen. Uroj ta duash zemrën tënde”, shkruan ai ndër të tjerash.