Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe Lali Leku u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e shqiptarëve.
Por edhe pse përpiqet që gjithmonë të duket sa më sportiv dhe pa shumë shpenzime duket se në këtë takim kishte harruar të fshihte markat luksoze që vesh.
Një e gjë e tillë ra menjëherë në sy të komentuesve të cilët i njohën menjëherë atletet e tij të shtrenjta. Në këtë takim me të rinjtë, Veliaj kishte zgjedhur të vishte një palë atlete të markës Adidas Yeezy, me një vlerë prej 1342 dollarë.
E kjo si për ironi bie në kundërshti totale me rrogën minimale të një shqiptari.
Ndërsa vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Veliaj fotografohet me veshje të shtrenjta nga markat luksoze në publik.Por e sigurt që edhe për këtë Lali Leku e ka një justifikm ashtu siç ka për dasmën e tij luksoze apo edhe veshjet e tjera, që i ka nga kursimet e mamasë.