Pëllumb Pipero i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste.

Rama e ka zgjedhur mjekun e njohur për të bërë prop agandën e va ksinimit, përmes një spoti elektoral.

Në spot Pipero flet vetëm për procesin e vaksinimit dhe lajmet që përhapen nga politikanët.

Në fund të videos, Pipero shprehet që shqiptarët duhet të zgjedhin jetën në 25 Prill, e kjo sipas tij duke votuar Partinë Socialiste.

Spoti elektoral është shpërndarë në facebook nga kryeministri Edi Rama.

Pipero nuk është mjeku i parë që i është bashkuar një partie. Kujtojmë se mjekja Najada Çomo, është një nga kandidatet për deputete në Tiranë.

Futja e personazheve të mjohur dhe që kanë patur një ndikim tek qytetarët kohët e fundit është parë si një strategji nga Rama, për të fituar sa më shumë popullaritet.