Kontrollorët turq kanë marrë në dorë trafikun ajror në Shqipëri. Ata do të kontrollojnë sot fluturimet esenciale.
Kështu që Rama i është falur sërish Erdoganit edhe për çështjen e kontrollorëve. Nuk dihet sa i sigurt është ky zëvendësim për shkak se ky pozicion kërkon kalimin e disa shkallëve për të filluar funksionimin.
Faxneës raporton se kontrollorët turq kanë mbërritur në Shqipëri së bashku me ministrin turk të Turizmit, nga Podgorica e Malit të Zi, ndërkohë që vetë zyrtari i qeverisë do të takojë homologun e tij shqiptar Blendi Klosi dhe Elva Margariti në Gjirokastër, ku po sot ndodhet dhe kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se kontrollorët e Albcontrol pezulluan punën dje për shkak të uljes së pagave dhe stresit në punë.