Aeroporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme.

Pas kësaj ore do të vendoset nëse fluturimet do të hapen ose jo. Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ku theksohet mbyllja e aeroportit për shkak të mungesës së stafit deri në orën 15:00 të pasdites.

Kujtojmë se kjo situatë ka ardhur, pasi ministria nuk ka gjetur zgjidhje dhe nuk ka siguruar një marrëveshje me kontrollorët e trafikut ajror, të cilët kanë shpallur gjendjen e paaftësisë së përkohshme, pas uljes së pagave dhe stresit të shkaktuar.