Të mërkurën kontrollorët e AlbControl u futën në grevë për shkak të uljes së pagës.
Nga mëngjesi i ditës së djeshme aeroporti i Rinasit është në ka os për shk ak se me grevën e 65 kontrollorëve është pezulluar puna në aeroport duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në këtë aeroport.
Gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit” solli një panoramë të çështjes së kontrollorëve, kaosit në Rinas , duke u ndalur edhe tek nxjerrja e ush trisë.
“Ai dje ka nxituar të vendosë usht rinë sepse i intereson që ne të jetojmë në këtë atmosferë në 25 prill.
Çështja e kontrollorëve zgjidhet, mjafton të ulemi në tavolinë. Por nuk është kjo dëshira sepse dëshira është të kemi ushtrinë në rrugë dhe policinë.
Nëse dje ka pasur një akt për grusht shteti nuk ka qenë Sali Berisha as Lulzim Basha as Ilir Meta, këta kanë çelësat e kashtës në dorë. Është pikërisht qeveria që i ka të gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorinë”, u shpreh gazetari.
Enkel Demi theksoi se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me ush tri, por me dialog.