Një profesor i imunologjisë në Greqi, Nikos Tzanakis, ka paralajmëruar një përshkallëzim të situatës Covid pas 15 prillit. Ai tha se në ditët në vijim do të ketë një rritje të madhe të infektimeve.
Ai bëri vlerësimin se sot ose nesër pritet që shteti fqinj te ketë rekordin e rasteve të infektimit me koronavirusit dhe theksoi se periudha e pikut do të vazhdojë dhe mund të ketë deri në 5000 raste në ditë. Në lidhje me shtrirjen e bl lokimit, i cili mban dyqanet të mbyllura në Selanik, Achaia, Kozani, mjeku theksoi se: “Duhet të them se duhet të shkëputim barrën epidemiologjike nga synimi ynë për të hapur dyqanet. Nëse pranojmë që nuk ndikon në indekset virale, atëherë ky vendim (për mbyllje në Selanik, Achaia, Kozani) duhet të anulohet”- tha profesori.
Ai më pas shtoi: “Është më mirë të kesh dyqane të hapura. Për fat të mirë, njerëzit u urdhëruan të dilnin gjatë fundjavave. Isha shumë i lumtur kur pashë njerëzit jashtë. Kjo e ndihmon ata për të ndjekur masat më mirë dhe në baza ditore“.