Najada Çomo ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët e cilësuan si një prej heroinave në luf tën kundër koronavirusit.

Ata gjithashtu kërkuan të dinin prej saj se si e përballon ajo hum bjen e një pa cienti.

Aron: Doktoreshë Najada, ju jeni një nga heroinat kryesore të l uftës kundër koronavirusit dhe të gjithë të falenderojmë për jetët që keni shpëtuar. Sa herë jeni ndjerë sikur nuk mundeni ta bënit, sa herë jeni ndjerë të dobët dhe sa herë jeni ndjerë të prekur kur ka pasur hum bje jete në spit al?

Najada Çomo: Unë të falenderoj shumë për fjalët e mira që the për të gjithë doktorët që punojnë qoftë në spitalet Covid, qoftë në vende të tjera. Unë jam një nga ata, jo më e mirë prej tyre, por një nga ata. Si i përjetojmë ne momentet e këqija kur një njeri humb jetën? Me të thënë të vërtetën, ne mbyllemi të dhoma, qajmë, pastaj hapim derën, vishemi përsëri dhe shkojmë për të parë të së murët e tjerë, sepse ata që jetojnë duan medoemos t’i shërbesh dhe jo të qash. Sepse ose do qash, ose do i shërbesh paci entëve. Rruga që ka doktori është t’i mbyllë sytë, t’i harroj lotët dhe të vazhdojë t’i shërbejë personave të tjerë për t’u shëruar.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur