Dy ish-konkurrentet e “Përputhen”, Tea dhe Shqipja u përballën live me njëra-tjetrën pas shumë kohësh. Ato ishin të ftuara në “E diell”, Top Channel.

Shqipja e sulmoi Tean që në fillim të emisionit, duke u shprehur se ajo ka qenë e vërtetë vetëm me veten e saj dhe se ka gënjyer një Shqipëri të tërë.

Ish-konkurrentja i tha se nuk do t’ia harrojë kurrë të këqijat që i ka bërë. “Çfarë të kam bërë unë ty?”, tha Tea.

“Çfarë nuk më ke bërë dhe çfarë nuk më ke thënë, në mënyrën më të shëmtuar. Më ke gënjyer sy për sy dhe unë ty këto s’kam për t’i harruar”, u përgjigj Shqipja.

Më tej ajo i përmendi dhe historinë Tea-Andi-Beart, duke e cilësuar si mashtruese. Sipas Shqipes Tea e ka bërë gjithcka sepse ka dashur dhe jo se i ka thënë Olsa.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe do iknit me pushime, Olsa të thoshte?”, i tha ajo, mirëpo Tea nuk iu përgjigj.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur