Aktori i njohur Bes Kallaku ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Soiree”, në një puntatë dedikuar atij. Gjatë intervistës me moderatoren Jonida Shehu, Besi u shpreh shumë mirënjohës ndaj Agron Llakës.
Ai tregoi se Agroni ka qenë i pari person që e ka ndihmuar, që e ka futur në shtëpi dhe i ka dhënë bukë. Besi tha se ndoshta as nuk ia ka shpërblyer siç e meriton.
“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”, tha aktori.