Opinionisti Arjan Konomi ka zbuluar se do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin Sinan Hoxha. Ai ka publikuar një video pranë tij në Instastory duke dhënë më shumë detaje.

“Pas zhgënjimit me Mazllëmin (referuar Mevlanit) që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mija artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”, shprehet Arjani në video. “Duet shumë shpejt”, i është përgjigjur këngëtari.

Kujtojmë se pak kohë më parë Mevlani publikoi një këngë të titulluar “KÇK” (Kap ça të kapësh)dhe opinionisti ishte një ndër protagonistët në klip.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur