Tea ka vendosur sot t’u kthejë përgjigje pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe sigurisht që pyetjet për jetën e saj private nuk kanë munguar.
Një prej ndjekësve i shkruan Teas se i jep ndjesinë sikur është biseksuale. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, i tregoi se e ka provuar, por nuk e ka gjetur veten.
“Pse më jep ndjesitë e një biseksuale?”, ishte pyetja.
“Do doja të isha, do doja të isha… E kam provuar gjithsesi, por s’ishte për mua”, ia ktheu Tea.
Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea tha se së shpejti do të flasë më gjatë për këtë.
E pyetur nëse ja vleu e gjithë kjo kohë, pasi u gjykua aq shumë nga publiku, Tea tha: “Me siguri jo, por çdo gjë ndodh për një arsye”.