Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë kthyer në një ndër çiftet më të këndshëm të ekranit, që s’e kanë aspak problem ta ndajnë me ndjekësit përditshmërinë e tyre.
Jeta e tyre është zbukuruar akoma më shumë me ardhjen në jetë të të voglit, të cilin e pàgëzuan me emrin super të veçantë, Diell.
Në rrjete sociale nuk mungojnë fotot e videot e shumta nga përditshmëria, teksa kanë treguar se aktiviteti i tyre i preferuar është gatimi
Arbana e ka mësuar edhe Edin si të gatuajë dhe të kujdeset për të voglin, për t’i ardhur më shumë në ndihmë moderatores.
Mbrëmë, Edi gatoi sushi për familjen dhe sigurisht që ndàu dhe një foto në llogarinë e tij në Instagram.
Por çfarë na bëri të qeshim është fakti që ai u fut në llogarinë e Arbanës dhe i bëri vetes një super koment:
“Lum kjo ça fati”- shkroi ai nga llogaria e partneres.
Nuk vonoi edhe komenti i Arbanës nga llogaria e regjisorit: “E praa po Edush”- shkroi ajo, teksa fansat u shkrinë së qeshuri.
Arbana ka treguar se nuk e ka aspak problem të ndajë foto ku shfaqet duke ushqyer të birin me gji, duke i frymëzuar të gjitha nënat e reja të thyejnë tàbunë për gjidhënien në publik.