Ministria e Jashtme ka vendosur heqjen e pasaportës diplomatike për të gjithë lojtarët që dërguan Kombëtaren në EURO 2016.

Pas ndeshjeve të zhvilluara, Kombëtarja u prit me ceremoni nga qeveria e Ramës, që vendosi t’i pajiste të gjithë protagonistët me pasaportë diplomatike si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.

Mirëpo, pas 5 vitesh, qeveria ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur t’u heqi të gjithë futbollistëve dhe delegacionit të Kombëtares, pasaportën diplomatike.

Mësohet se në ditën kur përfaqësuesja kuqezi do të luante sfidën kundër San Marinos, MPEJ i kujton Federatës Shqiptare, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor e këtij viti.