Ledjana dhe Mevlani janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin dhe kanë krijuar çiftin e dytë në “Përputhen”, pas Teas dhe Andit. Këta të fundit dolën nga programi së bashku në janar, ndonëse pak kohë më vonë deklaruan se e gjitha ishte lojë.

Pikërisht me Tean dhe Andin e ka krahasuar Antonela çiftin e ri Ledjana-Mevlan.

Antonela e quajti Mevlanin aktor dhe sipas saj ata po e bëjnë të gjithë këtë për pëlqime në Instagram.

“Mendoj që Ledjana dhe Mevlani, ose Tea dhe Andi, më fal, po dalin çift sepse bashkë marrin më shumë pëlqime në Instagram sesa me një person tjetër. Mevlani këtë gjë e di shumë mirë. Mund të na gënjesh ne, por kamera s’i gënjen dot. Do ta tregojë koha”, tha Antonela.

“Je e lirë të japësh mendimin tënd”, u përgjigj Mevlani.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur