Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga shenjat e inf. ektimit. Personat e inf ektuar shpesh ankohen, ndërsa specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se kjo ndodh pasi dëmtohen receptorët.

I ftuar në news24, Merja thotë se duhen pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, edhe pasi pacientët janë shëruar.

Ai sugjeroi avuj me kanellë vetëm 1 herë në darkë ndërsa gjatë ditës mund të zihet një sasi kanelle dhe të përdoret me kujdes.

Referuar qelizave trunore, Merja sqaron se për të qetësuar sistemin nervor, ai këshillohet përdorimi i një çaji me bar blete, apo borzilok, livando e rozmarinë që na kthen në jetën aktive edhe më energjikë.