Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje direkte vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës, shefit të sigurisë që humbi jetën nga f lakët ku përfshinë një magazinë në një qendër tregëtare në 24 mars. Ishte i ndjeri Arjan Sala që shpëtoi 25 persona, por që mbeti i bllokuar vetë brenda duke hu mbur jetën. Pas 3 ditesh kërkime mes fl akëve të z jarrit ditën e shtune u gjet trupi i pajetë i tij.

Vëllai i Arjanit, Edmon Sala mes dhimbjesh ka pohuar edhe faktin se vëllai i tij mund të ketë qëndruar gjallë 24 orët e para brenda një dhome në magazinë.

Rudina Magjistari: Më tregoni pak, çfarë mund të themi për ngjarjen. Ka qenë e gjatë pritja për të mësuar lajmin, të gjithë ishim me një shpresë të madhe për të zbuluar se ai do shpëtonte, por mesa duket fati i tij ishte paracaktuar dhe misioni i tij ishte të shpëtonte 25 jetë njerëzish.

Edmon Sala: Ishte shumë e vështirë, në momentin që mora vesh lajmin aty tek objekti, isha i pari nga familja që vajta i pari në objekt. Unë po shkoja në shtëpi dhe më tha njëri në telefon që ka rënë aty zj arr dhe ka ngelur dikush i sigurisë aty brenda. Vajta u futa tek dera, çfarë të shihja. Çava gardhin e policisë, u futa tek shkallët dhe ngela, tym, tym, tym, Gërdec, nuk di ç’të them. Kaloi nata e parë me mendimin që do rikthehet, me shpresën që do ia dalim do e nxjerrim. Kaloi dita e dytë, kaloi, dita e tretë, duke u futur në ditën e katërt ora 2 e 30-3:00 u gjet trupi i tij i ndjerë. Ishte në një dhomë aty, edhe kamerat do e kenë parë vendin. Nuk e di çfarë të them.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që Arjani ka qëndruar aty brenda për shumë orë? Pra është bllokuar në magazinë për shumë orë. Nuk e di sa është e vërteta që thonë se ka qenë 24 orë gjallë në pritje të ndihmës.

Edmon Sala: Aty ku është gjetur vërtet që po, është lajm i saktë sepse ne çdo gjë kemi kërkuar, kam pasur dhe xhaxhain në krah, sa e mori vesh ka ardhur dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në terren, por aty ishte fati i tij. /tvklan.al