Futbollisti i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, në Tv Klan. Ai tregoi se ka bërë një tatuazh dedikuar bashkëshortes.

“Zhvishu Sokol tani dhe na e trego”, i tha menjëherë Alketa Vejsiu. Futbollisti tregoi tatuazhin në kurrizin e tij: sytë e së shoqes.

“Sa sy të bukur paska nusja. Me sytë e nuses deri në fund të jetës”, i tha moderatorja pasi pa tatuazhin.