Të gjithë ata persona që duhet të shkojnë në Gjermani, duhet t’i nënshtrohen testit.

Ky rregull hyn në fuqi duke nisur nga e marta e ardhshme.

Më parë ishte vendosur, mesnata e së dielës, 28 mars, por kjo datë u shty për t’i dhënë kohë përgatitjeve, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në Berlin.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrez. ikut në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit.

Pagesa për testin do të bëhet nga vetë personat që do udhëtojnë në Gjermani