Vijojnë pa rezultat kërkimet për gjetjen e 33-vjeçari Arjan Sala i cili prej mëse dy ditësh u bllokua nga fla kët në magazinën e një qendre tregtare tek “Casa Italia” në Tiranë.

Ndonëse janë zhvilluar kërkime nga ana e zja rrfi kësve dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, ende nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me fatin e të riut. BW raporton se këtë mbrëmje ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e dje gura.

Ndërkohë për këtë arsye kanë kërkuar që bashkë me ta të futet edhe një i afërm i 33-vjeçarit, i cili mund të bëjë të mundur identifikimin e tij.

wPor pas kërkimeve pa rezultat, ekipi i shpëtimit doli jashtë ndërsa i afërmi i Arjanit nuk ka pranuar të dalë dhe prej një ore ndodhet brenda magazinës.