Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë ai ka marrë urime të shumta nga fansat dhe njerëzit e dashur.

Ermali ka publikuar në rrjete sociale një foto me tortën e ditëlindjes, por të gjithë vëmendjen e ka marrë pikëpyetja e vendosur në vend të numrit të moshës.

Ai ka shkruar me humor se nuk e di moshën e tij, pasi kalendari i ka ngelur te “23 vjeç”. “Kam ditëlindjen sot. Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç”, ka shkruar ai.