Pritja ka marrë fund. Andrra dhe Sinani janë bërë prindër për herë të dytë. Burime për Arkiva News mësuan nga këngëtari i njohur se Andrra sot ka sjellë në jetë djalin e dytë. Ansi, tashmë është bërë vëllai i madh i familjes.

Vetëm pak minuta më parë, Andrra ka postuar një çast të vogëlushit që ka përshëndetur botën bashkë me mesazhin që shpreh të gjithë lumturinë në këto momente: “E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot…”

Në pritje të fotos zyrtare të familjes, i urojmë vogëlushit shëndet e jetë të gjatë.

Lajmin për shtatzëninë e dytë, Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, pas një seti me foto që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël.

Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të parë 5 vjet më parë, pasi në jetë u erdhi Ansi, i cili tani do të marrë frenat e “më të madhit” të shtëpisë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur