Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për ujin dhe energjinë të Partisë Socialiste duke thënë se do të ketë 100% ujë të pijshëm në 24 zonat urbane të vendit.

Rama: 24 orë ujë brenda mandatit të tretë në Tiranë, ku përfshij Kamzën dhe Vorën. E njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën, Shkodrën, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë dhe sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë përfshirë Elbasanin, Kukësin dhe krejt vijën turistike nga Velipoja në Sarandë.

Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale. Pak shifra ndër shumë që mund të sillja dhe më pas mund të më ndihmojnë qoftë për ujin, qoftë për energjinë, 3 menaxherë të cilët janë persona që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këto sektorë lidhur me furnizimin me ujë në këtë rast shifrat janë: Në vitin 2013, në rang territori, ne kishim 12 orë ujë në ditë, në dhjetor të këtij viti do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë në ditë.