Erald Halili është një ndër emrat më të përfolur të momentit pasi ai realizoi një video mbreslënëse me bukuritë e Shqipërisë.

Një udhëtim me dron nëpër të gjithë skajet e këtij vendi, nga Vermoshi në Konispol, për të na kujtuar se sa e bukur është Shqipëria jonë dhe sa shumë vende kemi për të eksploruar këtu.

Brenda dy ditësh, kjo video u bë mjaft virale dhe mori qindra mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente.

Së fundmi, Erad Halili ka ndarë në InstaStory suksesin e rradhës, ku vihet re biseda me krijuesin e rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg, i cili i ka shkruar:

Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente?

Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories.


Urime”, shkruan Zuckerberg dhe përgëzimin e shoqëron me një emoji duartrokitje.

Video e publikuar mbi Shqipërinë.