Aktori i humorit Gaz Paja përfshihet në debatin e nisur prej pasdites së djeshme, për shkak të përplasjes së presidentit Meta me po licët e Bashkisë së Tiranës, te zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Është koha që “aktet marciale” të lihen mënjanë tha Paja, ndërsa në takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj e inkurajoi këtë të fundit që punët e mira të vijojnë të çohen përpara.

“E shoh përditë ndryshimin dhe do përpiqem t’ju inku rajoj me gjithë forcën që më karakterizon, që të bëni këto punët e mira. Kurajo, ne na keni nga pas! Artet marciale të bëhen sa më pak, të bëjmë këtë që ju keni nisur”, tha Gaz Paja, teksa ndau edhe një bisedë me Vikena Kamenicën.

“Po flisnim me Vikenën: Na janë bërë gjithë këto gjëra interesante këtej vërdallë, tha, s’jemi takuar. I kemi këto të mira vërdallë, t’i shfrytëzojmë. Nuk mbaron tek bërja e punës. Është detyra jonë më pas ta mirëmbajmë dhe t’i çojmë më tutje. Kështu që, të gjithë ne të bëjmë punën tonë. Kush është e mira, është tashmë e qartë. Të gjithë e dimë këtë gjë, le t’i japim edhe ne dorën tonë”, u shpreh aktori.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur