Ditën e sotme u bë publik lajmi se kryeministri Edi Rama ka ftuar për t’iu bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit, inxhinieren Luljeta Bozo. Në një prononcim për FaxNews, Bozo tha se ky ishte një lajm i papritur për të dhe se ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm. Më tej Bozo tha se pavarësisht moshës relativisht të madhe, trurin e ka ende në rregull.

Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull. Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj.

Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që tiu shërbehet njerëzve. Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidojë. Atje mu mbush mendja që të pranoja për këtë propozim.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur