E dinit që këngëtari Ermal Fejzullahu ka një vëlla më të madh? Ai quhet Armend dhe është nga martesa e parë e babait të tij, Sabriut
Si rrallëherë, Sabriu ka pozuar pranë Armendit, duke e prezantuar kështu dhe me ndjekësit në Instagram. “Djali im i madh Armend-Votra”, ka shkruar ai.
Sabriu ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë, Armendin dhe një vajzë te quajtur Adelina. Duke qenë se ata nuk janë personazhe publike, nuk janë të njohur nga ndjekësit e këngëtarit.