Aktorja shumë e dashur për publikun, me një karrierë të gjatë në art, Marjana Kondi feston sot 60-vjetorin e lindjes. Marjana ka marrë urime dhe dhurata të shumta. Gjithashtu edhe kryeministri Rama i ka dërguar aktores një dhuratë të cilën, Marjana e ndau me miqtë në rrjete sociale.
Marjana ka publikuar një foto ku shfaqet me shishen e verës në duar duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për kryeministrin.
“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne diten time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me nje dhurate simbolike si shenje vleresimi per kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi Edi Rama”, shkruan aktorja.