Shqipja, një nga ish-konkurrentet më të komentuara të “Përputhen”, u rikthye javën e kaluar si e ftuar në puntatën e të dielës. Kur u mësua se Shqipja do të ishte pjesë e “Përputhen Prime” të gjithë prisnin ta shihnin në rolin e opinionistes, mirëpo të dielën e kaluar ishte vetëm rikthimi i saj.
Këtë të diel Shqipen do e shohim sërish, por në rolin e opinionistes. Këtë e ka bërë të ditë autorja Olsa Muhameti.
Olsa zbulon se në krah Shqipja do të ketë edhe Anën e parë. Të dyja vajzat do të japin opinionet e tyre në studio mbi ngjarjet e javës dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një super puntatë.