Javën e kaluar Shqipe Hysenaj dhe Ana Lleshi u rikthyen në emisionin ku morën pjesë gjatë këtij sezoni duke bërë një përballje me konkurrentët e sezonit të kaluar.

Vajzat folën dhe për skandalet e kohëve të fundit, pasi shumë ndjekës të tyre kërkonin opinionin mbi atë çfarë kishte ndodhur.

Por opinionin e tyre nuk do e lënë me kaq pasi mbrëmjen e sotme ato rikthehen përsëri në Prime.

E këtë herë në një formë tjetër, pasi do kenë rolin e opinionisteve. Ky lajm është konfirmuar nga vetë autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë mbrëmjen e sotme, pasi vajzat kanë shumë për të folur për konkurrentët dhe gjërat që lanë pezull.