Artur Gorishti (1962). Aktor, fotograf. Lindi ne Tirane, me 21 shkurt. Kreu Institutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1984. Qysh student interpretoi nje nga rolet e tij me te bukura, Besimin, ne filmin Dora e ngrohte (1983).

Nepermjet nje loje te natyrshme, pa sforco, me perjetime te brendshme psikologjike, duke shfrytezuar ne menyre racionale heshtjet emocionale, nenkuptimet, druajtjet dhe dilemat, ai i dha ketij roli permasa humane, si dhe nje dhembshuri prekese.

Aktrimi i tij shquhet per sigurine dhe organicitetin perpara kameras.

Ka nje sy te trishte, te ngulur, ku buhit mendimi dhe merr forme dyzimi shpirteror.

Qetesia e brendshme e tij shfaqet rendom si nje asociacion i vrullimeve psikike qe kamuflohen nga jashte, dhe ne caste te caktuara, kjo skeme aktrimi thyhet befasisht nga shper thimet e vrullshme