Ana Lleshi ka pak kohë që është larguar nga emisioni i njohur i përputhjes së çifteve për shkak të “skandalit” të ndodhur me ish-konkurrentin, Arjonin. Por, edhe pse u largua nga programi, Ana vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme u bë me dije se konkurrenti i ri i “PërPuthen”, Arsimi, mund të ketë një lidhje bashkë me Anën. Ata të dy postuan në rrjetet e tyre sociale në “InstaStory” pamje, ku dallohej qartë se divani në të cilin po qëndronin ishte i njëjti. Gjithashtu, vihet re se dhe dritarja e shtëpisë ku ata kanë postuar foto është po e njëjta. Por, këtu shtohet edhe një detaj tjetër, ku Atdheu teksa ishte duke bërë live, në të njëjtin divan si dy të tjerët e përmendur më sipër dhe po ashtu dritarja pas tij ishte e ngjashme me ato në fotot e Anës dhe Arsimit.

Ndërkohë që për një moment menduam se Atdheu dhe Ana ishin bashkë në një shtëpi për shpalljen e fituesve të giveaway-t nuk rezultoi kështu, pasi ish-konkurrentja i komentonte Atdheut teksa ai bënte videon live në Instagram. Ndjekësit e Atdheut nuk ngurruan ta komentonin këtë pjesë, duke u habitur se si ka mundësi që të gjithë konkurrentët shfaqen të ulur në të njëjtin divan. Madje ata me shaka janë shprehur se mos ndoshta i blejnë divanet në të njëjtin vend, por Atdheu nuk preferoi t’ju përgjigjej këtyre komenteve.

Ky nuk është rasti i parë që publiku ngre dyshime në lidhje me konkurentët e këtij programi, pasi para disa ditësh u ngritën aludime edhe për ish-konkurrentët e programit, Andin dhe Melisën, për shkak të objekteve të ngjashme në shtëpitë e tyre. Megjithatë ata i hodhën poshtë aludimet, duke u shprehur se janë thjesht miq dhe nuk kanë qenë asnjëherë në banesat e njëri-tjetrit, por ka qenë e gjitha një rastësi.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur