Atdheu është sërish në vëmendje të mediave pas një fotoje të publikuar në rrjete sociale. Faqja “Padorashka” ka postuar një foto të konkurrentit të “Përputhen” krah një vajze bjonde shumë bukuroshe.

“Të dua”, është mbishkrimi i vendosur në foto teksa menjëherë kanë nisur thashethemet se Atdheu mund të jetë në një romancë dashurie.

Por kjo nuk është hera e parë që ai përmendet për një lidhje jashtë emisionit, pasi edhe pak kohë më parë qarkulloi një video e konkurrentit pranë një vajze në pishinë.

Ishte Atdheu ai që hodhi poshtë thashethemet duke zbuluar se ata po realizonin një reklamë.