Mund ta kishim imagjinuar në çdo lloj versioni Xhensila Myrtezaj, përveçse duke kënduar këngë popullore të veriut.

Ditën e sotme ajo është nisur në një udhëtim me Bes Kallakun dhe duket se rruga ka nisur me shumë energji pozitive për ta.

Myrtezaj ka ndàrë në Instagram, disa video, teksa shihet duke kënduar në makinë me Besin disa nga këngët më të njohura të Fatmira Breçanit

Edhe pse nuk e kishim dëgjuar kurrë të këndonte një këngë popullore, Xhensila ja ka dalë mbanë më së miri ta kalojë me sukses këtë provë.

Çifti i njohur e kanë shijuar në maksimum këtë moment, sidomos Besi, që ka pasur më herët edhe një bashkëpunim me Fatmira Breçanin.

Nëse këtej e tutje do e dëgjonim Xhensilën të vinte me një version më tradícional në muzikë nuk do të na bënte më çudi dhe me siguri të gjithë do e mirëprisnim.

 

Gjatë vitit 2020, Xhensila nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, duke qenë se edhe vetë situata e pandemisë péngoi shumë artistë të realizonin projektet e tyre.

Megjithatë ajo arriti që me një këngë të vetme të qéllonte në shénjë dhe të sillte një superhit.

Këngëtarja publikoi në korrik bashkëpunimin me Ardian Bujupin, me titull “Panorama”, që rezultoi të ishte dhe një nga këngët më të dëgjuara të vitit 2020.