Moderatorja Bora Zemani ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”, ku ka treguar se Përputhen +40 do të fillojë së shpejti. Ajo tha se janë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve.

Bora zbuloi se Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë opinionist i këtij programi, studioja do të jetë po e njëjtë, ashtu si dhe vetë moderatorja.

Ajo tha se mes konkurrentëve të Përputhen +40 është dhe një zonjë 64-vjeçare, plot energji, e cila synon të gjejë dashurinë. Një tjetër konkurrente do t’i bashkohet programit me kërkesën e vajzës së saj.