Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Antonelës dhe Andit, një takim me biseda të këndshme dhe shumë romancë. Antonela tregoi se ka pasur romancë me një kosovar dhe më pas i kërkoi poezi Andit.
Ai ia plotësoi dëshirën duke e krijuar në moment dhe më pas i dhuroi një puthje.
Antonela: Kam pas një lidhje me një kosovar e më ka pëlqyer shumë. Jam ndjerë shumë mirë në Kosovë si të isha në vendin tim. Thonë që janë më të bukur nga Peja?
Andi: Po bëhem pak modest. Prindërit e kanë fajin.
Antonela: Prisja një poezi nga ty.
Andi: Ta them tani.
(Pas poezisë shkëmbejnë puthje miqësore)
Antonela: Aaaa e more dhe një puthje.
Andi: Nëse kam qejf me të puth, ku ke qejf ti?
Antonela: Nuk mund ta them tani, por do të doja një përqafim.
Në takimin e parë, Andi nuk hezitoi që të ngrohet në peliçen e Antonelës. Teksa po konsumonin një gotë verë në një ditë më shi, Andi futi duart në pelicen e Antonelës për tu ngrohur.
“Nga të gjithë vajzat, leshin më me kualitet e ke ti”, i tha Andi Antonelës dhe më pas nisën të qeshnin.
“I futa duart për të provuar ngrohtësinë e Antonelës, jo për cilësinë e palltos”, tha më pas Andi në studio.