Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.
Kamberi gjatë fjalimit të tij ka thënë se sot është një ditë e veçantë.
Kamberi pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refu zuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskri minim, fye rje dhe gjuhë të urre jtjes ndaj shqiptarëve.
“Gj ykata e Lartë në Beograd ka refu zuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskri min im, fy erje dhe gjuhë të urr ejt jes ndaj shqiptarëve. Për gjy katën e lartë nuk vlen më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urr ejtje. Nuk vlen as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si në nçm ues, fy es dhe shk elje e Ligjit për Ndalimin e Disk rim in imit”, ka thënë Kamberi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë.
Më tej deputeti shqiptar ka shtuar se duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fu qi ju ridike institu cionalizimit të gjuhës së urre jtjes, mosdurimit dhe ksenofob isë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.