Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ditën e sotme feston 36-vjetorin e saj, por kjo ditëlindje nuk është si të tjerat, pasi në këtë ditë të rëndësishme mungon babai i saj i shtrenjtë i cili disa ditë më parë hu mbi jetën nga Covid-19.
Partneri i saj Alban Hoxha për të hequr tr ishtim dhe për ta bërë këtë moment të vështirë në jetën e saj më të lehtë, i ka blerë një yll në qiell dhe e ka quajtur Çiljeta. Kjo dhuratë kaq e veçantë e ka bërë këngëtaren të ndihet e lumtur dhe ia ka zbukuruar ditën. E emocionuar ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe shkruan:
“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”.
Gjithashtu ajo ka postuar dhe një kartolinë ku shkruhet “Me dashur Albani”. /tvklan.al