Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Melisës dhe Muratit. Një ndër temat e trajtuara ishte veshja, duke rikthyer vëmendjen në bisedën e Muratit me Sindin.
Kujtojmë se ditë më parë, gjatë takimit të tyre, Murati i tha konkurrentes se nuk i pëlqen që ajo të vishet me të shkurtra. Të njëjtën gjë e përmendi dhe gjatë takimit me Melisën.
Opinionisti Arjan Konomi i dha të drejtë Muratin dhe tha që nuk është çështje fanatizmi, por ndodh që vajzat ta teprojnë me veshjen e tyre.
“Ka të drejtë Murati, se ka shumë të rinj që vijë nga jashtë dhe shohin se si vajzat këtu vishen paradite me minifunde, prandaj ndoshta dhe krijohet një mendim ndryshe. Vishen sikur shkojnë në dasmë në pikë të paradites.
Mendoj se nga kjo anë e ka dhe Murati, jo se është fanatik, por për faktin që këtu nuk ka një kod veshje”, tha ai.