Vetëm një javë, pasi Andi doli çift me Tean nga “Për’Puthen”, në rrjetet sociale u publikuan disa foto ku shihej ashiqare Bearti teksa po puthte në buzë Tean.

Lajmi mori aq shumë komente, ndërsa sipas reagimeve të Andit dhe Bearti e gjithë kjo ka qenë një lojë.

Kjo u vërtetua edhe nga një postim në instastory, në profilin e Andit, ku tregonte të gjithë historinë dhe theksonte se dalja çift nga programi është kërkuar nga produksioni i “Për’Puthen”.

Edhe pse lajmi u bë shumë viral dhe meme në çdo rrjet social, reagimi i Teas nuk ka ardhur ende.

Por veç atyre video-ve dhe fotove të postuara, në videon më poshtë do të shihni edhe një takim romantik mes Beartit dhe Teas. Në video shihen, Tea dhe Bearti të cilët dalin nga kafeneja krah për krah me njëri tjetrin.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur