Ditën e sotme në “Daily Love Story”, gazetarja Eva Huli intervistoi Saimirin, i cili tregoi disa nga të pathënat e spektaklit. Ai rrëfeu se kjo ka qenë një eksperiencë e veçantë për të dhe pranoi se edhe pse në fillim e kishte pak të vështirë, tani nuk pendohet për këtë hap.

Megjithatë ka shtuar se ka pasur shumë momente kur ka thënë: “Ç’m’u desh që erdha këtu”.

“Kanë qenë shumë momente. Ky është një reality show që është edhe live për më tepër, dhe s’ka skenar, ndodhin gjëra papritur. Kjo është dhe gjëja e bukur në këtë program”, -është shprehur ai.

Sa i përket faktit që është gjithë kohën i rrethuar nga kamerat në takimet e tij, Saimiri është shprehur se nuk bezdiset aspak.

“Nuk mendoj se kamerat luajnë një rol të madh. Me kamera apo pa kamera, ajo është një gjë që ndodh. Ti mund të shkosh të blesh bukë diku, sheh dikë dhe krijohet ai pëlqimi. Por është edhe kohë shumë e shkurtër këtu sepse po ta shohësh, nga fillimi deri këtu, unë me vajzat mund të kem maksimumi 5-6 takime. Nuk e di a do jetë kjo kohë e mjaftueshme që të dashurohesh ose të lindë ajo ndjenja për një njeri.”

I pyetur nëse mund të ndodhë që të dalë nga emisioni pa të dashur, ai ka thënë se shpreson që jo, “por jetës nuk i dihet kurrë”.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur