Ndriçim Xhepa lindi më 21 Janar 1957 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, më 1980, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ai ka interpretuar rreth 50 role në teatër, nga të cilët veçohen ato në “Prometeu” të V.Eftimiut, “Në jetë” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, “Vd. ekja e një komisioneri” të A.Milerit, “Nën dritat e skenës”.

“Nesër është vone” dhe “Shkallët” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Dasëm gja. ku” të F.G. Lorca, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” të Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995./urbannews.al