Mbrëmjen e sotme ishte nata e 10-të e spektaklit “Love Story” në TV Klan. Vajzat gatuan nga një pjatë të veçantë për Saimirin dhe në fund ai zgjodhi gatimin e Redonës. Ai e ftoi vajzën në një takim.

Dyshja u takuan në një bar, ku biseduan për dashurinë. Saimiri iu afrua por vuri re një ndjenjë sikleti nga ana e Redonës. “Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin”, i tha ai.

Redona u shpreh se puthja për të është shumë e rëndësishme dhe duhet dhënë kur të jetë momenti i duhur.

“Jo, me mua s’ke shanse! Puthja është shumë  e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha”, tha ajo.